Mbështetja teknike

Një kontribut të veçantë ndoshta edhe të pazëvendësueshëm në aktivitetin e “Margaritarëve” kanë bashkëpunëtorët teknik Latif Neimi, Zejadin Neimi dhe Nderim Neimi të cilët me punën e tyre të palodhshme dhe pa dredhi janë bërë pjesë e pandashme e këtij grupi muzikor.

Edukata, përgjegjësia, serioziteti, puna dhe pedanteria e babait dhe djemve të tij, i ka bërë të dashur dhe të respektuar gjithandej këta njerëz të djersës.

Shumëkush ua ka lakmi! Në kohën e caktuar janë në vendin e duhur.

Transportojnë, montojnë, çmontojnë, rregullojnë dhe nuk ndalojnë. Gjithmonë veprojnë në gjendje mobile dhe shumë profesionale.

Latifi, Zejadini dhe Nderimi paraqesin një “trio” që është gërshetuar në mënyrë shumë të natyrshme dhe harmonishme me “Margaritarët”.