• Grupi muzikor "Margaritarët"

    Përfytyroni një gjendje kur ju jeni në breg të detit me qëllim që të bëheni pjesë e një situate estetike. Kur ti vështron detin, në fakt percepton vetëm një pjesë të kufizuar sepse deti ka përmasa të mëdha. Shikon dallgët se si përplasen nëpër shkëmbinj dhe zhurmojnë pafundësisht në breg.

    Shikon shkumën e detit, kripën e ngjitur në gur, lëvozhga vezësh dhe shumë bërllok që noton mbi sipërfaqe. Afrohesh më afër ujit për të parë në mos takon rastësisht ndonjë guacë që ka ardhur nën ndikimin e valëve, brenda së cilës do të ndodhej ndonjë gurë i çmuar. Jo, duhet pasur shumë fat.

    Andaj duhet lëvizur kah brendia e detit ku pas një përjetimi jo të zakontë si rezultat i lindjes apo perëndimit të Diellit, duke vështruar një spektër të larmishëm të ngjyrave që reflektohen nga sipërfaqja e detit vendos të futesh në thellësi. Gjurmimi i rërës në fund të ujit mund të ju sjell guacën e së bashku me të edhe gurin shumë të çmuar. Fati mund të ju ndihmojë për të gjetur më tepër gurrëz që kanë një shkëlqim magjik. Janë safirë, janë rubinë, janë të shtrenjtë dhe të rrallë. Anglezët i quajnë pearls, maqedonasit – biseri, ndërkaq në shqip, këtyre u themi “Margaritarë”.

  • "Margaritarët" me mision të qartë

    Këta artistë bëjnë kultivimin e mirëfilltë muzikor, kultivimin me dinjitet të traditës muzikore, përzgjedhjen e melodive dhe teksteve, luftimin e elementeve devijuese, promovimin e një ngjyre tingullore të qëndrueshme dhe së fundi ruajtjen e identitetit muzikor të shqipes.

    Ndjenja e konsideratës

    Te “Margaritarët” mbisundon një ndjenjë e lartë e konsideratës. Në këtë kohë përplot komercializëm, në këto rrethana të tregut të lirë, ata posedojnë etikë profesionale dhe tregtare. Paratë po, por edhe “mallin” e ofrojnë të mirë.

  • Falënderimi i posaçëm