Xhevdet Vejseli

Kush humb paratë, ka humbur shumë

Kush humb mikun, ka humbur edhe më shumë

Kush humb shpresën, ka humbur gjithçka

Xhevdet Vejseli është një njeri që jo vetëm s’flet marrëzi, por edhe nuk i dëgjon ato.

Ai është kronikë e një shpirti të trazuar i cili ka bërë shumë për neve. Na ka mësuar si të interpretojmë dhe çfarë të dëgjojmë, si të bashkëpunojmë dhe si të veprojmë.

Nga Xhevdeti kemi dëgjuar se artisti qesh, kur njerëzit e zakonshëm mund të qajnë ose derdh lot, kur të zakonshmit e racës njerëzore qeshin.

Të gjitha këshillat na ka transmetuar me nderim e përkushtim përmes stilit didaskalik, gjithherë në frymën demokratike, andaj ne “Margaritarët” jemi shumë mirënjohës.

Edhe pse i sëmurë nga ethet dhe pabesitë e fatit, ky jurist-artist me hiperkulturë, observon me maturi kozmosin shkencor dhe artistik duke u shquar akoma me ide përparimtare, humaniste dhe universale.